Në kalendarin e garave të FASK-ut është bërë një ndryshim.
Gara e disiplinës malore, “Molika 2024”, e paraparë të mbahet më 31 gusht e 1 shtator, është shtyrë për një javë dhe do të mbahet më 7 e 8 shtator.
Ndryshimi ka ndodhur për shkak se ka ndryshuar edhe kalendari i FIA CEZ, sipas së cilit më 31 gusht e 1 shtator mbahet gara në Ponikva të Maqedonisë së Veriut.
FASK ka bërë ndryshim në kalendar në mënyrë që garuesit të kenë mundësi të marrin pjesë në të dyja garat.