Bastianini triumfon në garën sprint në Silverstone

Formula 1

Bastianini triumfon në garën sprint në Silverstone

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 17:09
Pamje nga gara

Piloti italian i Ducati, Enea Bastianini, fitoi sot pasdite garën sprint në MotoGP zhvilluar në pistën e Silverstone, e vlefshme për Cmimin e Madh të Anglisë. Një paraqitje e mirë e italianit, që arrin të trimfojë falë një parakalimi në tri xhiro nga fundi.

Në vendin e dytë u rendit spanjolli Jorge Martin me Ducati Pramac, ndërkohë që podiumi kompletohet edhe me spanjollin tjetër Alex Espargaro, me Aprilia. Kryesuesi i botërorit dhe kampioni i botës në fuqi, Francesco Bagnaia, u rrëzua në mesin e garës.

Një triumf i merituar i Bastianini, që bëri një paraqitje të mirë në garë, duke i rrëmbyer fitoren Martin.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme, Bagnaia ruan kreun, ndërkohë që ensër do të zhvuillohet gara e MotoGp në pistën e Silverstone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat