Pas triumfit një ditë më parë në garën sprint, piloti italian i Ducati, Enea Bastianini, fitoi sot edhe garën e Cmimit të Madh të Anglisë në MotoGP. Në pistën e Silvertone, piloti i Ducati arriti të triumfojë falë parakalimit që i bëri spanjollit Jorge Martin xhiron e parafundit.
Një garë e dueluar fort mes këtyre dy pilotëve, ku Bastianini arriti të përfitojë nga një kthesë e marë gjërë nga Jorge Martin (Ducati Pramac) për ta parakaluar e fituar. Martin e mbylli në vendin e dytë, ndërsa në të tretin u klasifikua italiani tjetër Francesco Bagnaia (Ducati).
Pra, një tjetër garë ku motori Ducati bëri ligjin në pistë, teksa edhe në vendet 4-5 u renditën dy pilotë të motorit italian: Spanjolli Marc Marquez (i katërti Ducati Gresini) dhe Fabio di Giannantonio (i pesti me VR46). Vetëm i gjashti spanjolli Alex Espagraro me Aprilia.
Në renditjen e përgjithshme të botërorit të MotoGP, tashmë në vendin e parë ngjitet spaniolli Jorge Martin, me 241 pikë, tri më shumë se piloti italian Francesco Bagnaia, kampion bote në fuqi. Vendi i tretë për Bastianini, që vetëm sot korri suksesin e parë sezonal.