Skender Potera ka vazhduar të dominojë në HIB Kampionatin e Kosovës në disiplinën Drag Race.
“Gogi” ka fituar edhe të dielën e 4 gushtit. Shtegun me gjatësi 402 metra, ai me Audi TT RS e kaloi për kohën 08:385 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 292.68 kilometra në orë.
“Mund të them se ishte garë e mirë, si në aspektin organizativ, ashtu edhe sa i përket konkurrencës.
Pati shumë garues të mirë, me vetura të mira dhe adrenalinë.
Jam i kënaqur me fitoren, të cilën për shkak se nuk pati garues tjerë në klasën time e arrita me vetëm një vozitje. Gjithsesi, në çdo garë synoj të arrij kohë më të mirë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen, pasi synimi ynë është të hyjmë në 7 sekonda”, ka thënë Potera pas fitores.
Fantastik ishte edhe Leutrim Isufi, i cili me Audi S3 ishte më i miri në Klasën 9.
Sigurisht që edhe në në klasat tjera, në të dyja divizionet pati garë të fortë, rivalitet e adrenalinë.
Fituesit në të dyja konkurrencat, Skender Potera (AWD) dhe Emin Dobra (FWD-RWD) janë shpërblyer me nga 1000 euro.
Divizioni AWD (4x4)
Klasa 8
1.Skender Potera (Audi TT RS)
Klasa 9
1.Leutrim Isufi (Audi S3)
Klasa 10
1.Ilir Mehmeti (Porche 992)
2.Amir Ukshini (Nissan GTR)
Klasa 11
1.Drilon Maqedonci (Audi S8)
2.Edis Mehmeti (Mercedes)
Klasa 12
1.Isuf Zullufi (Audi RS3)
Klasa 13
1.Tarik Grljevic (BMW E90)
2.Albatrit Berisha (Passat)
Klasa 14
1.Tarik Isovic (Audi A3)
Divizioni (FWD-RWD)
Klasa 11
1.Emin Dobra (BMW E30)
2.Hilmi Behrami (Opel Corsa)
3.Armend Hoxha (Seat Ibiza)
Klasa 12
1.Lavdat Vllahiu (BMW E60)
Klasa 13
1.Adem Pulaj (Golf 2)
2.Dinoris Arifaj (Golf 2)
Klasa 14
1.Admir Avdulovic (Seat Ibiza)
2.Faton Mustafa (Golf 4)
Klasa 15
1.Tarik Pruzljanin (Renault Megane)
2.Fahrudin Ziljuic (Audi A3)
3.Kushtrim Krasniqi (Caddy)
Klasa 16
1.Albin Shabani (Golf 4)
2.Lulzim Popaj (BMW)