Ish-drejtori teknik i Red Bull, Adrian Newey, ka zgjedhur Aston Martin si skuderinë e tij të ardhshme, bëjnë me dije mediat ndërkombëtare.
Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në fillim të shtatorit, për shkak të çështjeve kontraktuale mes Newey dhe austriakëve të Red Bull-it.
Britaniku është i bindur se plani i Lawrence Stroll, pronari miliarder i Aston Martin, për të fituar botërorin e Formula 1 është i fortë dhe beson në partneritetin me Honda-n, e cila do të zhvillojë motorët për makinën nga viti 2026.
Newey, i konsideruar si një nga njerëzit më vendimtar në suksesin e Red Bull në vitet e fundit, do të përfitojë më shumë se 350 milionë euro gjatë katër viteve të tij te Aston Martin.
Emri i inxhinieri 65-vjeçar ishte mjaft i lakmuar edhe te Ferrari, por në fund nuk u gjet akordi mes palëve.