Norris: E pranoj se kam gabuar!

Formula 1

Norris: E pranoj se kam gabuar!

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 12:02
Lando Norris

Lando Norris e pranon se në periudhën e fundit në Formula 1 ka gabuar në pistë.

Piloti britanik i McLaren, theksoi se edhe në duelet me Max Verstappen mund të bënte më mirë dhe se ishte nxituar në deklaratat për holandezin.

“Kam bërë shumë gabime në muajin e fundit apo më shumë, kam humbur mundësitë.

Janë gjëra të vogla që kanë pasur pasoja të mëdha. Megjithatë, unë e ndjej se jam përmirësuar shumë në krahasim me të kaluarën.

Jam një pilot më i fortë se vitin e kaluar dhe për mua kjo është pjesa më e rëndësishme”, u shpreh Norris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat