Drejtori i Red Bull reagon për të ardhmen e Sainzit

Formula 1

Drejtori i Red Bull reagon për të ardhmen e Sainzit

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 09:06
Carlos Sainz

Një nga lajmet e sezonit është largimi i Carlos Sainz nga Ferrari për t’iu bashkuar skuderisë Williams në vitin 2025. Me njoftimin e ardhjes së Lewis Hamilton, spanjolli mbeti pa vend te kokëkuqja dhe pak ditë më parë shpjegoi vendimin e tij. Ky veprim është diskutuar gjerësisht nga personalitete të mëdha të Formula. I fundit që ka folur hapur është Helmut Marko, i cili është i angazhuar me skuderinë e Red Bull-it, në programet e zhvillimit.

81-vjeçari foli mbi kalimin e pilotit spanjoll te skuderia e Williams, teksa u shpreh:

“Është e kuptueshme që Carlos Sainz zgjodhi Williams. Audi ndoshta nuk do të ketë sukses vitin e ardhshëm dhe te Alpine nuk dihet nëse do të kenë një motor Mercedes në 2025 apo 2026. Unë do të thoja se ishte ende opsioni më i mirë në situatën e tij. ”, deklaron austriaku

Williams ka grumbulluar vetëm katër pikë këtë sezon dhe është shumë prapa Sauber në renditje. Kjo pritet të ndryshojë në të ardhmen e afërt dhe performanca do të rritet, dhe Marko beson gjithashtu skenarin optimitst:

“Tek Williams, ku ata kanë gjithashtu një motor të fortë, mund të presim përmirësime.”

Sainz ndërkohë po kalon një sezon të mirë dhe është i pesti në renditje. Podiumet që ka arritur këtë sezon dhe fitorja në Australi nuk kanë mjaftuar për të mbajtur vendin tek italianët.

“Është tragjike që ai po kalon sezonin e tij më të mirë te Ferrari dhe megjithatë ai nuk mund të ketë vendin e garantuar. Supozohej të kishte një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet nëse merr një ofertë nga një skuderi në një pozicion dukshëm më të mirë”, tha piloti i Red Bull për kontratën e Sainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat