Derisa në kampionatin vendor, kjo fundjavë për automomobilistët tanë është e lirë, garat vazhdojnë në kampionatin e vlefshëm për FIA CEZ.
Në Pljevlja të Malit të Zi mbahet gara e radhës, në të cilën do të marrin pjesë edhe dy garuesit tanë, Gazmend Demolli me Norma M20 e Valon Jaha me BMW.
Pavarësisht se konkurrenca do të jetë e fortë, Gazi e Valoni janë optimistë se do të paraqiten mirë dhe do të marrin pikë të reja në FIA CEZ.
Aktualisht, Demolli është i treti në Grupin CN-E2-SC, ndërsa Jaha i katërti në Grupin 4.
Pjesëmarrës do të jetë edhe garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri.