Këtë fundjavë u mbajt gara e tetë në garat malore në kuadër të Kampionatit Evropian EHC.
Garuesi nga Kosova, Valdet Kaçandolli, pati paraqitje fantastike përkundër konkurrencës shumë të fortë në grupin e tij.
Nga koha më e mirë që e pati dje gjatë provave, prej 2.17.291, arriti ta sfidojë veten dhe ta zbresë kohën në 2.15.168, gjatë garës zyrtare, ndërsa u rendit në pozitën e gjashtë.
Tashmë nuk ka dyshime në talentet që Kosova po kultivon dhe që po na përfaqësojnë denjësisht kudo që po performojnë.
Në kalendarin e këtij sezoni janë edhe dy gara, në Slloveni dhe në Kroaci, në të cilat Kaçandolli do të marrë pjesë, duke qenë garuesi i parë kosovar që e ndjek të gjithë sezonin në EHC.