E diela e kësaj jave mund të jetë përcaktuese!
Të dielën mbahet gara e radhës në disiplinat auto sllallom me vetura elektrike dhe karting sllallom.
Parkingu jugor i qendrës tregtare “Prishtina Mall” do të jetë edhe një herë arenë e garuesve të këtyre dy disiplinave.
Rëndësia e garës shtohet edhe më tepër për faktin se përveç pikëve për kampionatin vendor, varësisht nga rezultatet mund të përcaktohet edhe ndonjëri nga garuesit që do ta përfaqësojë Kosovën në “Valencia 2024”, gara që mbahen nga 23-27 tetor.