Dashurie Sefa e Visar Gjikolli në “pole position”

Formula 1

Dashurie Sefa e Visar Gjikolli në “pole position”

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 12:01
Pamje

Të dielën, në parkingun jugor të Prishtina Mall, mbahet gara e tretë në disiplinat auto sllallom me vetura elektrike dhe karting sllallom.

Përveç pikëve për renditjen në kampionatin vendor, gara është e rëndësishme edhe për të përcaktuar garuesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në lojërat “Valencia 2024”, që mbahen në tetor të këtij viti.

Në këtë drejtim, në auto sllallom me vetura elektrike, në “pole position” janë Dashura Sefa te femrat dhe Visar Gjikolli te meshkujt.

Të dy kanë fituar në dy garat e para, prandaj fitorja eventuale të dielën do t’u hapte rrugën drejt Valencisë.

Në karting sllallom situata është më e komplikuar, pasi në dy garat e para kemi pasur fitues të ndryshëm.

Alea Rada e Nida Pacolli te femrat dhe Rion Tytynxhiu e Varis Hoti e kanë nga një fitore, që do të thotë se “lufta” në këtë disiplinë është më e hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat