Alea Rada e Prizrenit D&G ka fituar në garën e tretë të kampionatit të sivjetmë në disiplinën karting sllallom.
Është kjo fitorja e saj e dytë në tri garat e deritashme, duke dëshmuar se është kandidatja më serioze për t’u renditur e para edhe në plasmanin e përgjithshëm në fund të kampionatit.
Në pozitën e dytë u rendit Zana Pirku, po ashtu e Prizrenit D&G, ndërsa podiumi u plotësua me Rubina Krasniqin e Eurogoma RT.
Në plasmanin ekipor, pozita e parë i takoi Prizrenit D&G, pasuar nga Eurogoma RT, Prishtina RT e DTM.
Rezultatet:
Klasa 1
1.Rea Kabashi (DTM)
Klasa 2
1.Alea Rada (Prizreni D&G)
2.Zana Pirku (Prizreni D&G)
3.Rubina Krasniqi (Eurogoma RT)
4.Nida Pacolli (Prishtina RT)
Plasmani gjeneral:
1.Alea Rada (Prizreni D&G)
2.Zana Pirku (Prizreni D&G)
3.Rubina Krasniqi (Eurogoma RT)
Plasmani ekipor:
1.Prizreni D&G
2.Eurogoma RT
3.Prishtina RT
4.DTM
Të gjitha reagimet:
40Pranvera Xhaferi, Arjeta R. Rysha dhe 38 të tjerë