Garat e automobilizmit përcillen me kërshëri në shtetin e Kosovës.
Çdo javë që ka gara të këtij sporti, zgjon emocione mesin e dashamirëve të këtij sporti.
Një talent i madh që po tregon cilësitë e tija është edhe ferizajasi Loris Rexhepi.
Është i vetmi prej Ferizajt që po e ndjek Kampionatin e Kosovës në Karting Slalom dhe në këtë disiplinë edhe komuna e Ferizajt e ka mbështet klubin për moshat e reja. Lorisi është e ardhmja e autosportit.
Drejtuesit e klubit shprehen të lumtur për këtë talent që po shfaqet gjithnjë e më i mirë në secilën garë.
“Po e përfaqëson qytetin e Ferizajt i vetëm në Karting Slalom edhe pse një konkurrencë e fortë, Loris Rexhepi doli nënkampion në vitin 2023, në garën e tretë Karting Slalom 2024 u rendit i II-ti”, mburren drejtuesit e klubit.