Verstappen pret fitoren që mungon prej muajsh

Formula 1

Verstappen pret fitoren që mungon prej muajsh

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 12:00
Pamje nga një garë

Pesë gara pa fitore janë shumë për Max Verstappen, që ndodhet në një moment të vështirë në botërorin e Formula 1.

Pas zhgënjimit në garën e shtëpisë, 3 herë kampioni i botës shpreson në një triumf këtë fundjavë në Monza, në pistën më të shpejtë të kampionatit.

Max nuk i trembet sfidës dhe vjen me shumë besim në garën italiane: “Ne ishim të zhgënjyer me rezultatin në Zandvoort, sepse duam gjithmonë të fitojmë para tifozërisë tonë, por jemi gati për një garë tjetër”.

“Ka shumë për të bërë dhe skuadra ka punuar shumë për të arritur ekuilibrin më të mirë të mundshëm të makinës.

Monza është një pistë shumë e shpejtë, do të shohim se si do të shkojë këtë javë. Shumë gjëra janë të reja, duke përfshirë asfaltin dhe bordurat, kështu që ne kemi shumë punë për të bërë që të përpiqemi të jemi konkurrues”, tha piloti i Red Bull.

“Tifozët janë shumë të apasionuar, ata gjithmonë dalin me forcë dhe mendoj se moti është gjithashtu i favorshëm këtë javë. Është mirë të jesh në një pistë të shkollës së vjetër, kështu që do të shohim se çfarë do të sjellë fundjava”, u shpreh Max Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat