Valdet Kaçandolli rikthehet në Ilirska Bistrica me një synim!

Formula 1

Valdet Kaçandolli rikthehet në Ilirska Bistrica me një synim!

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 22:21
Valdet Kaçandolli

Pas tetë vitesh nga pjesëmarrja e fundit në shtegun e Ilirska Bistricës, garuesi nga Kosova, rikthehet me synime të reja.

Si pjesë e kalendarit të European Hill Climb Championship, ky shteg i njohur për të tashmë, mund të shërbejë si një trampolinë drejt podiumit dhe sigurimit të vendit të katërt në Grupin PF3, grup i njohur tashmë për konkurencën e "të mijëtave të sekondave".

"Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe të arrij të ruaj vendin e katërt në grup." u shpreh Kaçandolli.

Kujtojmë se për të ka qenë një sezon i gjatë dhe shumë sfidues ku nuk ka munguar në asnjë garë dhe ka synuar rezultate të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat