Pas tetë vitesh nga pjesëmarrja e fundit në shtegun e Ilirska Bistricës, garuesi nga Kosova, rikthehet me synime të reja.
Si pjesë e kalendarit të European Hill Climb Championship, ky shteg i njohur për të tashmë, mund të shërbejë si një trampolinë drejt podiumit dhe sigurimit të vendit të katërt në Grupin PF3, grup i njohur tashmë për konkurencën e "të mijëtave të sekondave".
"Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe të arrij të ruaj vendin e katërt në grup." u shpreh Kaçandolli.
Kujtojmë se për të ka qenë një sezon i gjatë dhe shumë sfidues ku nuk ka munguar në asnjë garë dhe ka synuar rezultate të larta.