Piloti spanjoll Marc Marquez fitoi sot pasdite garën Sprint të zhvilluar në pistën spanjolle të Aragon, gara e dymbëdhjetë sezonale e botërorit të MotoGP 2024. Ky është suksesi i tij i parë me motorin Ducati, një sukses që i kishte munguar për gati tre vjet.
Spanjolli filloi fuqishëm nga “pole position” dhe në thelb zhvilloi një garë i vetmuar në pistë, duke kaluar vijën e finishit përpara Ducati Pramac të spanjollit Jorge Martin (i dyti) dhe KTM të spanjollit tjetër Pedro Acosta (i treti).
Garë shumë e vështirë për Ducati zyrtar të Francesco Bagnaia, i cili pas një fillimi të keq e gjeti veten duke luftuar për vendin e nëntë.
Kështu, kampioni në fuqi dorëzoi kreun e renditjes botërore, ku tashmë ndodhet Jorge Martin, që ka një avantazh prej 3 pikësh ndaj italianit.