Valdet Kaçandolli, "e vulosi" rezultatin në Kampionatin Evropian

Formula 1

Valdet Kaçandolli, "e vulosi" rezultatin në Kampionatin Evropian

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 20:44
Pamje nga gara

Me rezulatatin e garës së sotme në Iliriska Bistrica, në Slloveni, garuesi nga Kosova, i grumbulloi pikët për t’u renditur i katërti në Grupin PF3.

Kaçandolli sot u rendit i pesti, pozitë që i siguroi 10 pikë të reja dhe pozitën e katërt në plasmanin përfundimtar.

"Ka qenë një sezon i mbushur me emocione e eksperienca të jashtëzakonshme, që nuk gjej fjalë t'i përshkruaj.

I kam siguruar pikët për vendin e katërt në grup. Ky nuk është rezultati më i mirë i mundshëm, por është një shtysë shumë e madhe për të qenë pretendent për të kryesuar në sezonet e ardhshme”, u shpreh Valdet Kaçandolli pas garës.

Gara e fundit e sezonit do të mbahet më 14-15 shtator, në Kroaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat