Me rezulatatin e garës së sotme në Iliriska Bistrica, në Slloveni, garuesi nga Kosova, i grumbulloi pikët për t’u renditur i katërti në Grupin PF3.
Kaçandolli sot u rendit i pesti, pozitë që i siguroi 10 pikë të reja dhe pozitën e katërt në plasmanin përfundimtar.
"Ka qenë një sezon i mbushur me emocione e eksperienca të jashtëzakonshme, që nuk gjej fjalë t'i përshkruaj.
I kam siguruar pikët për vendin e katërt në grup. Ky nuk është rezultati më i mirë i mundshëm, por është një shtysë shumë e madhe për të qenë pretendent për të kryesuar në sezonet e ardhshme”, u shpreh Valdet Kaçandolli pas garës.
Gara e fundit e sezonit do të mbahet më 14-15 shtator, në Kroaci.