Aston Martin zyrtarizon goditjen e madhe, vjen firma me super inxhinierin

Formula 1

Aston Martin zyrtarizon goditjen e madhe, vjen firma me super inxhinierin

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 12:41
Aston Martin

Skuadra britanike “Aston Martin” ka zyrtarizuar ditën e sotme firmën me super inxhinierin Adrain Newey.

65-vjeçari kishte vendosur që të largohej nga “Red Bull” para pak muajsh ndërsa për të vazhduar karrierën kishte dy alternativa.

Por pas zyrtarizimit të sotëm garën mes “Ferrari“-t dhe “Aston Martin” e fitoi shtëpia automobilistike britanike.

“Ndryshimi i skuadrës nuk është aspak i lehtë pasi duhet kohë të kuptosh si funksionon ekipi i ri. Duhet kohë për tu integruar”, tha Adrain Newey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat