Norris me mesazh të qartë drejt Verstapenit

Formula 1

Norris me mesazh të qartë drejt Verstapenit

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 11:39
Lando Norris

Lando Norris ka rikuperuar diçka në renditje ndaj Maks Verstapen pas garës së Monza-s, por kjo nuk mjafton.

Piloti britanik i MekLarenit synon të bëjë një hap më të madh në garën e Baku, që zhvillohet këtë fundjavë në Azerbajxhan.

“Ishte fantastike të përfundoja garën e fundit europiane në podium për të 12-ën herë më radhë. Unë dhe inxhinierët e mi analizuam paraqitjen tona në Monza dhe gjetëm mënyra për t’u përmirësuar, si nga ana ime ashtu edhe si ekip”, u shpreh Norris.

“Qëllimi ynë është i qartë. Kam besim të plotë te ekipi për të vazhduar punën dhe përmirësimin.

Tani që dy kampionatet janë të hapur ne jemi më të vendosur se kurrë. Jam krenar për ekipin dhe mezi pres të shoh se çfarë mund të bëjmë këtë fundjavë”, tha britaniku.

“Mezi pres të kthehem në Azerbajxhan. Unë jam optimist për atë që mund të bëjmë, duke marrë parasysh makinën që kemi.

Përditësimet kanë funksionuar mirë dhe kemi grumbulluar më shumë pikë se Red Bull në çdo garë. Shpresojmë që kjo fundjavë të mos jetë ndryshe”, tha Norris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat