Valentino Rossi nuk është në gjendje të fshijë lehtësisht nga kujtesa e tij zhgënjimin e kampionatit botëror 2015 të MotoGP, humbur në “fotofinish” kundër Jorge Lorenzo. Sidomos për sjelljen e Marc Marquez, të cilësuar shpesh si jo korrekte në dëm të italianit e në favor të patriotit të tij.
“Të krahasosh zhgënjimin që ndjeva në 2006-ën me atë që ndodhi në 2015-ën është e pamundur.
Në vitin 2006 bëra një gabim, Hayden fitoi titullin dhe ky është sporti. 2015 është ndryshe…”, shprehet më tej Rossi.
Pothuajse dhjetë vjet pas incidentit, Rossi nuk është në gjendje të gëlltisë zhgënjimin, duke sulmuar Marc Marquez: “Mendimet e mia për Marquez, pothuajse 10 vjet më vonë, janë se ai është një pilot shumë i fortë, një kampion shumë agresiv”.
“Por në 2015-ën shkoi përtej vijës, sepse nëse nga ana sportive, nëse je pilot i keq, garon në mënyrë të pandershme pasi dëshiron të fitosh. Por, asnjë pilot i motociklizmit nuk ka luftuar për të bërë të mundur që të humbasë një pilot tjetër”, u shpreh Rossi.
“Kjo është ajo që heq vijën e kuqe. Kurrë nuk ka qenë dikush kaq i ndyrë sa për të bërë dikë tjetër të humbasë. Kjo ishte shumë e ulët”, u shpreh Valentino Rossi.