Leclerc thumbon Neweyn

Formula 1

Leclerc thumbon Neweyn

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 13:13
Leclerc

Zyrtarizimi i lëvizjes së Adrian Newey tek Aston Martin është padyshim ndër temat kryesore të diskutimit këtë fundjavë në Baku, ku do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1.

Fillimisht u përol për një kalim te Ferrari, me të cilin pati bisedime, por negociatat rezultuan të pasuksesshme. Charles Leclerc nuk u fsheh pas asnjë komenti dhe foli hapur me gazetarët për çështjen e Newey.

“Nuk kemi asnjë zhgënjim. E di që folëm me Adrian, por më pas ai mori vendimin e tij dhe unë e respektoj atë. Ai mendonte se Aston Martin ishte më i mirë, ndërsa për mua Ferrari mbetet numri 1”, tha leclerc.

“Më vjen keq për Adrian, por besoj shumë më tepër te puna në grup se sa te një person të vetëm”, tha më tej piloti monogask i “kokëkuqes”, që i dërgon kështu një mesazh inxhinierit të njohur.

Piloti monegask, i freskët nga fitorja e tij e bukur në Monza, donte të thoshte fjalë inkurajuese për skuadrën: “Kemi shumë njerëz super të talentuar në Maranello dhe jam i sigurt se ky është një ekip fitues”.

“Vasseur po bën një punë të jashtëzakonshme, po ndërton një ekip të madh për vitet e ardhshme dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i treguar Neëey se gaboi që nuk erdhi te Ferrari”, përfundoi Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat