Charles Leclerc do të niset i pari në Baku!
Charles Leclerc konfirmon veten të pamposhtur në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit: piloti i Ferrarit ka siguruar “pole position” e katërt radhazi në pistën në Baku.
Charles Leclerc regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare (1 minutë 41 sekonda dhe 365 të mijtat) dhe për rrjedhojë do të niset i pari në garën e nesërme. Pas pilotit të Ferrarit u rendit Oscar Piastri.
Në radhën e dytë do të nisen Ferrari tjetër i Carlos Sainz dhe Sergio Perez i Red Bullit. George Russell me Mercedesin e tij zuri vendin e pestë dhe pas tij u rendit Max Verstappen. Lando Norris zhgënjeu dhe u skualifikua, prandaj do të nisë garën nga vendi i 17-të.