Shkëlqim i Kalenderit, paraqitje e mirë edhe e Kaçandollit e Jahës

Formula 1

Shkëlqim i Kalenderit, paraqitje e mirë edhe e Kaçandollit e Jahës

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 00:18
Pamje nga gara

Liridon Kalenderi ka shkëlqyer të shtunën në garën prestigjioze “Ditët e Buzetit 2024”.

Në të dyja vozitjet Kalenderi me Mitsubishi Evo 9, është renditur i pari, duke arritur në cak për 02.34.006 dhe 02:29.995 minuta.

Dallimi mbi 5 sekonda në raport me përcjellësin më të afërt (Domagoj Perekovic) është sinjal i mirë që Kalenderi të arrijë edhe të dielën të njëjtin sukses.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Valdet Kaçandolli, duke u renditur i katërti në Grupin 3.

Edhe Valon Jaha ishte mjaft mirë në vozitjen e parë, ndërsa në të dytën nuk u paraqit për shkak të një defekti në veturë.

Gjithsesi, ai tashmë e ka sanuar problemin dhe është i gatshëm për nesër.

Shpresojmë që tre garuesit tanë të arrijnë rezulate sa më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat