Liridon Kalenderi ka shkëlqyer të shtunën në garën prestigjioze “Ditët e Buzetit 2024”.
Në të dyja vozitjet Kalenderi me Mitsubishi Evo 9, është renditur i pari, duke arritur në cak për 02.34.006 dhe 02:29.995 minuta.
Dallimi mbi 5 sekonda në raport me përcjellësin më të afërt (Domagoj Perekovic) është sinjal i mirë që Kalenderi të arrijë edhe të dielën të njëjtin sukses.
Paraqitje shumë të mirë pati edhe Valdet Kaçandolli, duke u renditur i katërti në Grupin 3.
Edhe Valon Jaha ishte mjaft mirë në vozitjen e parë, ndërsa në të dytën nuk u paraqit për shkak të një defekti në veturë.
Gjithsesi, ai tashmë e ka sanuar problemin dhe është i gatshëm për nesër.
Shpresojmë që tre garuesit tanë të arrijnë rezulate sa më të mira.