Piloti australian Oscar Piastri fitoi sot pasdite garën e Cmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase të Baku.
Ky është suksesi i dytë në karrierë për Piastri, të dy të arritur këtë sezon, në fund tënjë gare fantastike, ku përballoi sulmet e Leclerc.
Një garë fantastike e Piastri, që e nisi garën nga vendi i dytë dhe arriti të parakalojë Charles Leclerc në mesin e garës. Charles Leclerc me Ferrari, që e nisi për të katërtin vit me radhë garën nga “pole”, nuk ka arritur të fitojë asnjëherë në këtë pistë, që duket e mallkuar për monogaskun.
Një garë spektakolare, nga xhirop e parë deri tek e fundit, garë e mbyllur nën regjimin e makinës viruale të sigurisë, për shkak të aksidentit mes Sergio Perez (Red Bull) e Carlos Sainz (Ferrari), dy xhiro nga fundi. Dy pilotët duelonin në ato momente për podiumin.
Për pasojë, në podium u ngjit britaniku i Mercedes, George Russell, që përfitoi nga përplasja, duke e mbyllur garën i treti.
Një garë fantastike bëri edhe britaniku tjetër Lando Norris me McLaren, që u nis nga vendi i 16-të dhe e mbylli atë në vendin e katërt.
Ai arriti të parakalojë në garën për titull holandezin e Red Bull, Max Verstappen, që pati probleme dhe u klasifikua i pesti (holandezi ka 58 pikë avantazh ndaj Norris). Në zonën e pikëve u renditën edhe Fernando Alonso, Alexander Albon. Franco Colapinto, Lewis Hamilton dhe Oliver Berman.