Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot pasdite garën sprint të zhvilluar në pistën e Misano, e vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Italisë në MotoGP.
Një paraqitje e mirë e kampionit të botës, që arriti të lërë pas rivalët e tij për titull. Në vendin e dytë u klasifikua kryesuesi i botërorit, spanjolli Jorge Martin me ducati Pramac.
Ndërkohë që, podiumi kompletohet edhe me pilotin tjetër italian të Ducati, Enea Bastianini, i treti.
Një sukses që rikthen te suksesi Bagnaia, që sot, para fansave të tij, nuk zhgënjeu.
Diferencat mes pilotëve në pistë ishin të vogla, cka konfirmon që ishte një garë e dueluar deri në fund. Në renditjen e përgjithshme, Martin ka 4 pikë avantazh ndaj Bagnaia.