Bagnaia fiton garën “Sprint” në Çmimin e Madh të Indonezisë

Formula 1

Bagnaia fiton garën “Sprint” në Çmimin e Madh të Indonezisë

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 11:46
Francesco Bagnaia

Garën “Sprint” të Çmimit të Madh të Indonezisë e fiton Francesco Bagnaia. Jorge Martin nisi garën i pari (siguroi Pole Position), por rrëshqiti dhe u rrëzua pas disa kthesave.

Përfitoi Francesco Bagnaia, i cili nuk gaboi dhe siguroi fitoren në garën e shkurtër në Mandalika, përpara shokut të skuadrës Enea Bastianini, ndërsa Marc Marquez kompleton podiumin me Desmosedici Gresini.

Bagnaia fiton garën Mandalika Sprint dhe rikuperon 12 pikë ndaj Martin (që kryeson renditjen e pilotëve), i cili ra në xhiron e parë dhe ishte i 10-ti në vijën e finishit pas rinisjes.

Jorge Martin siguroi “Pole Position” në Çmimin e Madh të Indonezisë në MotoGP. Në Mandalika, piloti i Pramac vendosi kohën më të mirë të kualifikimit: 1'29"088, dominoi dhe parakaloi ndjekësin e tij kryesor, Marco Bezzechi, me më shumë se gjysmë sekonde (+0"535), ndërsa në vendin e tretë do të niset Acosta. I katërti është Peço Bagnaia (+0"657), ndërsa Marquez rrëzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat