Gazmend Demolli i Prishtina Racing Team ka qenë më i shpejti të shtunën, në garën e disiplinës malore “Zymi 2024”, e fundit për këtë vit në këtë disiplinë.
Gazi me Norma M20 deri fitorja arriti me kohën 01:30.631 minuta.
Në pozitën e dytë u rendit Përparim Dushi me Opel Astra, po ashtu i Prishtina RT 01:35.641), ndërsa pozita e tretë i takoi Leutrim Bytyqit të AK Ferizajt me Renault Clio, i cili në cak arriti për 01:45.203 minuta.
Gjithsesi nesër gara do të jetë edhë më interesante, pasi garuesit do ta japin maksimumin për t’i marrë pikët e fundit për kampionatin e sivjetmë.