Italianët dhe Ducati dominojnë garën

Formula 1

Italianët dhe Ducati dominojnë garën

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 20:18
Pamje nga gara

Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën e Mandalika, e vlefshme për Cmimin e madh të Indonezisë në MotoGP. Një triumf i merituar i pilotit italian, që e dominoi garën gjatë gjithë kohës.

Ai përfitoi nga vendi i dhjetë i spanjollit të Ducati Pramac, Jorge Martin, për të ngushtuar diferencën në renditjen e përgjithshme.

Tashmë spanjolli udhëheq me vetëm 12 pikë, ndërkohë që të dielën zhvillohet gara e Indonezisë.

Në vendin e dytë në garën sprint u rendit një tjetër italian, Enea Bastianini me Ducatin tjetër zyrtar.

Podiumi kompletohet me spanjollin e Ducati Gresini, Marc Marquez, që la pas dy italianët M.Bezzecchi e F.Morbidelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat