Ndryshe nga gara sprint zhvilluar 24 orë më parë, gara e Cmimit të Madh të Indonezisë në MotoGP zhvilluar sot paradite pati një fund krejt tjetër. Fitues doli piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, që shkëputet 21 pikë në renditjen nga rivalët.
Një garë e dominuar nga spanjolli, që la pas patriotin e tij Pedro Acosta me KTM (i dyti). Podiumi kompletohet me pilotin italian të Ducati zyrtar, Francesco Bagnaia (i treti), kampionin në fuqi.
Bagnaia nuk arriti të përsëritë rezultatin e një dite më parë, kur triumfonte në pistën e Mandalika në garën sprint.
Më pas, u renditën italianët Franco Morbidelli e Marco Bezzecchi.
Jorge Martin është më i qetë pas kësaj gare, ndërkohë që kanë mbetur edhe 5 të tjera deri në fund të sezonit. Avantazhi i krijuar i jep mundësi të menaxhojë këtë diferencë..