Familja e Michael Schumacherit nuk po e gjen assesi qetësinë.
Gjatë periudhës kur familja e pilotit legjendar të Formula 1 festonte dasmën e vajzës së tij, Gina, mbërritën edhe informacione nga gjykata në lidhje me rastin e tentativës për zhvatje.
Siç thuhet në njoftimin e gjykatës gjermane, tre persona janë akuzuar për tentativë zhvatjeje.
Dyshohet se një 53-vjeçar nga Wuppertal, në perëndim të Gjermanisë, ka tentuar t’ia zhvasë familjes së tij 15 milionë euro.
Ndryshe, ai ka kërcënuar se do të publikojë foto dhe video të Michael Schumacherit.
Një tjetër person është akuzuar se e ka fotografuar në mënyrë të paligjshme Schumacherin dhe sipas informacioneve ai është një person që ka punuar në këtë familje si roje sigurie deri në vitin 2021.
Personi i tretë është një 30-vjeçar gjithashtu nga Wuppertal, i cili u arrestua në korrik për tentativë zhvatjeje.
Të tre personat mund të përballen me gjoba të rënda.