Mysafirët u obliguan t’i hiqnin telefonat në dasmën e vajzës së Schumacherit, kjo ishte arsyeja

Formula 1

Mysafirët u obliguan t’i hiqnin telefonat në dasmën e vajzës së Schumacherit, kjo ishte arsyeja

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 15:00
Schumacher

Michael Schumacher është në gjendje jo të mirë shëndetësore qe më shumë se një dekadë pas një aksidentit që e kishte pësuar derisa ishte duke skijuar në alpe.

Familja e legjendës së Formula 1 e ka mbajtur në sekret të plotë gjendjen e tij fizike.

E së fundmi, ish-pilotit gjerman iu martua vajza, Gina, njofton tabloidi gjerman “Bild”.

Ajo i dha fund beqarisë në fundjavën që shkoi në Mallorca dhe u martua me të dashurin e saj, Iain Bethke, ndërsa dasma u mbajt në vilën luksozë që e ka familja Schumacher, të cilën e bleu nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, në organizimin e festës morën pjesë një numër i madh njerëzish, të cilët para se të mbërrinin në vile duhej t’i hiqnin telefonat celularë, në mënyrë që të mos fotografonin aksidentalisht diçka në dasmë.

“Bild” gjithashtu spekulon se Michael Schumacher u shfaq në festë, por nuk ishte në kopsht mes të ftuarve.

“Ishte vërtet i pranishëm Schumi në dasmë të shtunën? Ka mundësi. Madje është shumë e mundur. Mirëpo, nuk ishte në kopsht, ku kishte të ftuar të tjerë, disa prej së cilëve pa dyshim se nuk i përkisnin rrethit më të afërt dhe më të besuar familjar’, shkruan tabloidi gjerman.

Michael Schumacher pësoi lëndime të rënda në kokë duke skijuar në vitin 2013, dhe që atëherë shumë pak dihet për gjendjen e tij shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat