Një femër do të vendos për strategjinë e garës

Formula 1

Një femër do të vendos për strategjinë e garës

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 19:37
Pamje nga një garë

Red Bull Racing” po kryen një proçes të madh ndryshimi në radhët e saj. Sipas mediave, në postin e shefit të strategjisë do të emërohet Hanah Shmit. Një inxhiniere 39-vjeçare, e cila do të zëvendësojë Uill Kurtenaj. Ai që konfirmoi lëvizjen është Helmut Marko.

“Ndryshimet janë një evolucion normal, sepse kur je kaq i suksesshëm atëherë njerëzit largohen. Por Hannah mund ta marrë atë rol”.

Shmitz ka një diplomë në inxhinieri mekanike nga Universiteti i Kembrixhit. Që nga viti 2009 ajo ka qenë pjesë e botës së “Red Bull Racing”, duke filluar si një “student i brendshëm” dhe më pas duke u bërë një figurë kyçe në sektorin e lidhur me strategjitë që do të adoptohen në garë.

Tashmë ka fituar përvojën e duhur dhe është gati për të bërë hapin e madh. Një grua që reflekton qetësi por edhe lidership e guxim në marrjen e vendimeve të pakëndshme në situata të komplikuara. Intuitat fituese e bënë Shmitz-in të famshëm në qendër të vëmendjes në vitin 2022.

Koha e ndalimit në pit në Montekarlo atë vit ishte perfekte, duke i dhënë Serhio Perez fitoren dhe Maks Verstappen një vend të tretë të çmuar. Kryevepra më e madhe, megjithatë, mbetet GP e Hungarisë, sërish në vitin 2022. Hanah sugjeroi vendosjen e gomave të buta në “Red Bull” te holandezi, i cili nisi i dhjeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat