Drag Race 4, spektakli i fundit për këtë vit

Formula 1

Drag Race 4, spektakli i fundit për këtë vit

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 21:32
Pamje nga një garë

Kampionati Kosovës në automobilizëm ka hyrë në fazën përfundimtare.

Pas disiplinës malore, e cila mori fund në fundjavën e kaluar, radha është për drag race.

Të dielën (6 tetor), në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, mbahet gara e katërt (e fundit për këtë vit) në këtë disiplinë.

Interesimi për pjesëmarrje është i madh e me shumë gjasë i tillë do të jetë edhe për nga shikueshmëria.

Garues tashmë të dëshmuar e me vetura atraktive kanë aplikuar për garë, prandaj spektakli është i garantuar.

Ndërkohë klubi organizator, Eurogoma RT në bashkëpunim me FASK-un dhe instititucionet tjera relevante është duke i bërë përgatitjet e fundit me synimin që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat