Djali i Michael Schumacher, Mick mund të përfundojë karrierën më herët seç është parashikuar në Formula 1, pasi atij nuk i është dhënë mundësia të jetë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm.
25-vjeçari ka tentuar të shkojë hapave të babait të tij legjendar, pasi kaloi nëpër akademinë e Ferrarit më 2019.
Megjithatë, pavarësisht suksesit të arritur në F2 dhe F3, Schumacher i riu pati probleme të adaptohet në nivelin profesionist, duke përfunduar në vendin e 19-të dhe të 16-të, para se të lihej i “pa punë”.
Talenti ambicioz ishte pjesë e AMG Mercedes sezonin e kaluar si vozitës rezervë, derisa raportohej se do t’i ipej mundësia te AUDI sezonin e ri, mirëpo kjo marrëveshje duket të jetë anuluar..