Pilot italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën sprint në MotoGP, zhvilluar në pistën japoneze të Motegi. Kampioni i botës e dominoi garën dhe arriti një sukses të merituar.
Kjo është fitorja e shtatë sezonale e Bagnaia në garat sprint, duke mbajtur hapur garën për titull ndaj spanjollit Jorge Martin. Ky i fundit, kryesues i botërorit, sot u klasifikua në vendin e katërt.
Në podium u ngjitën sot edhe piloti tjetër italian Enea Bastianini me motorin Ducati (i dyti), ndërsa në vendin e tretë u klasifikua spanjolli Marc Marquez me Ducati Gresini.
Pra, një tjetër pistë ku dominon motori Ducati. Ndërkohë, paraditen e së dielës, po në pistën e Motegi, do të zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Japonisë në MotoGP.
Jorge Martin, pas garës së sotme, ka 15 pikë avantazh ndaj Bagnaia.