Piloti spanjoll Carlos Sainz do të largohet nga Ferrari në fund të këtij sezoni për t’i lënë vendin Lewis Hamilton.
Ai do të kalojë te makina Williams vitin tjetër, por në gjashtë garat e mbetura ai kërkon të lërë sërish gjurmë me “kokëkuqen”.
Sainz kërkon të paktën edhe një fitore me Ferrari, për t’ua dedikuar tifozëve.
“Natyrisht që në majë të dëshirave të mia është të provoj të fitoj edhe një garë me Ferrari para se të largohem.
Kjo është në mendjen time jo vetëm sepse do të largohem në fund të sezonit por edhe se unë garoj gjithnjë par të fituar”, tha Sainz.
Gara e radhës së botërorit të Formuła 1 është më 20 tetor në pistën amerikane të Austin. “Të shohim se si do të shkojnë gjërat, është ende edhe një e treta e sezonit por t’u zhvilluar. Janë ende edhe tri gara sprint, ndaj t’i marrim gjërat një e nga një”, tha Sainz.