Fundjavë e përkryer e Bagnaias në Japoni

Formula 1

Fundjavë e përkryer e Bagnaias në Japoni

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 13:27
Francesco Bagnaia

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Japonisë në MotoGP. Gara u zhvillua në pistën e Motegi, aty ku kampioni i botës bëri një paraqitje fantastike.

Bagnaia e dominoi garën gjatë gjithë kohës, duke mos e dorëzuar kreun në asnjë moment.

Në vendin e dytë u klasifikua spanjolli i Ducati Pramac, Jorge Martin, që është edhe kryesuesi i botërorit.

Pas kësaj gare, diferenca mes dy pilotëve është vetëm 10 pikë, ndërkohë që janë ende edhe pesë gara për t’u zhvilluar.

Në podium (i treti) u ngjit edhe spanjolli i Ducati Gresini, Marc Marquz.

Pra, edhe gara e sotme ashtu si ajo sprint një dita më parë, iu dominua nga motori Ducati. Edhe në vendet 4-5 u renditën dy motorë të kësaj marke, Enea Bastianini dhe Franco Morbidelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat