Mercedes më në fund ka gjetur rrugën e tij

Formula 1

Mercedes më në fund ka gjetur rrugën e tij

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 12:36
Kimi Antonelli

U desh pak kohë, por Mercedes më në fund ka gjetur rrugën e tij në të ardhmen e afërt të Formula 1.

Pas muajsh negociatash, thashethemesh dhe mosmarrëveshjesh, zgjedhja e Toto Wolff ka qenë ajo për të zëvendësuar Lewis Hamilton me Kimi Antonelli.

Ai do të jetë shok skuadre me George Russell.

Një vendim i cili i dha fund, të paktën për momentin, spekulimeve për ardhjen e mundshme të Max Verstappen. Toto Wolff ishte përpjekur vazhdimisht të bindte holandezin të vinte te Mercedes. “Tashmë kemi bërë zgjedhjen tonë edhe pse me Max kishim një vision të ngjashëm”, tha Wolff.

“U bë kohë që nuk flirtojmë më me Verstappen.

Ne kemi besim te dy pilotët tanë për të ardhmen. George kishte një trajektore të ngjashme me atë të Kimi për sa i përket kartingut dhe garave në kategoritë e vogla. Ai ishte i riu i parë që iu bashkua Mercedes dhe është ende piloti ynë”, tha Toto Wolff.

“Ne nuk do të bëjmë dallim mes tij dhe Antonelli. Të dy do të kenë të njëjtën mbështetje.

Çdo pilot në Formula 1 e di se duhet të konkurrojë me shokun e skuadrës, qoftë i ri apo i vjetër. Për tre vjet, shoku i skuadrës së George ishte Hamilton, piloti më i madh i të gjitha kohërave. Kështu që ai do të jetë rehat duke konkurruar me një nga më të rinjtë, i cili vjen me pritshmëri të mëdha”, tha shefi i Mercedes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat