Dy ditët e kësaj fundjave do të jenë shumë të ngjeshura me aktivitete për Federatën e Auto Sportit të Kosovës.
Të shtunën, më 12 tetor, mbahen dy gara në disiplinën auto sllallom.
Pritet që rivaliteti të jetë i madh, duke marrë parasysh se në këtë disiplinë është mbajtur vetëm një garë (në Ferizaj), prandaj lufta për pikë do të jetë e pakompromis.
Dy garat e së shtunës do të jenë shumë të rëndësishme, por gjithsesi që plasmani përfundimtar do të përcaktohet në garën e fundit, që mbahet në Prizren.
Dashamirët e auto sportit nuk kanë nevojë të ndërrojnë destinacion as të dielën, por do të kënaqen me një disiplinë tjetër.
Në radhë është gara e katërt (e fundit për kampionatin e sivjetmë) në disiplinën drag race.
Nuk ka dyshim se e diela do të jetë shumë “e nxehtë”, pasi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar garuesit tashmë të dëshmuar dhe shikuesit do të shijojnë një garë shumë atraktive..