Dashurie Sefa optimiste për rezultat të mirë në Valencia

Formula 1

Dashurie Sefa optimiste për rezultat të mirë në Valencia

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 23:48
Dashurie Sefa

Dashurie Sefa është garuesja që do ta përfaqësojë Kosovën në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike, në FIA Motor Sport Games “Valencia 2024”, të cilat mbahen nga 23-27 tetor.

Ajo është shprehur e kënaqur për mundësinë që i është dhënë, ndërsa pret të ketë paraqitje të mirë.

“Jam shumë e kënaqur që do ta përfaqësoj Kosovën në këto gara, të cilat sigurisht shquhen për pjesëmarrje masive dhe konkurrrencë të fortë”, ka thënë Sefa për faqen zyrtare të FASK-ut në Facebook.

Ajo i ka fituar tri nga katër garat që janë mbajtur në Prishtina Mall, por është optimiste që në Valencia të jetë edhe më e mirë.

“Shpresoj të arrij rezultat të mirë, të jem e përqendruar dhe të dëshmoj se Kosova ka garues të mirë edhe në këtë disiplinë”, ka shtuar Dashuria.

Në auto sllallom me vetura elektrike, në konkurrencën e meshkujve do të garojë Genc Macula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat