Binoto: Hamilton zgjedhja e gabuar!

Formula 1

Binoto: Hamilton zgjedhja e gabuar!

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 12:56
Binoto

Ljuis Hamilton dhe Ferrari ishte “martesa” e dekadës, por në botën e Formulës 1 ka edhe prej atyre që e shikojnë me skepticizëm këtë bashkëpunim.

Njëri prej skeptikëve është pikërisht ish-shefi i skuderisë së Ferrari-t, Matia Binoto. “A do të kisha firmosur me shtatë herë kampionin e botës? Jo, jo! Nuk do të kisha kontaktuar me Ljusin, do të shikoja për opsione të tjera”, tha Binoto gjatë një intervistë për “Corriere della Sera”.

Binoto tregoi se puna e bërë prej tij vazhdonte që të jepte frytet e veta edhe sot duke komentuar se pasardhësi i tij, Frederik Vasë, po i jep vazhdimësi projektit të nisur vite më parë.

“Mendoj se Fred po vazhdon projektin e nisur prej kohësh, ai i ka dhënë vazhdimësi një projekti të strukturuar”, tha Binoto, i cili tani është shef i skuderisë debutuese në Formula 1, Audi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat