Baran Karabeg për herë të dytë do ta përfaqësojë Kosovën në FIA Motor Sport Games.
Dy vjet më parë, në Marsejë, ai pati paraqitje shumë tpë mirë në disiplinën karting sllallom, ndërsa sivjet, synon të jetë edhe më i mirë në Valencia, në E-Sport F4.
Barani tashmë është dëshmuar si e ardhmja e auto sportit tonë, prandaj është e kuptueshme që pritjet janë të mëdha edhe nga kjo garë.
“Fillimisht, jam i kënaqur që për herë të dytë do ta përfaqësoj Kosovën në FIA Motor Sport Games.
Përvoja në Marsejë ishte e shkëlqyshme dhe shpresoj që njëjtë të jetë edhe në Valencia”, ka thënë Karabeg për faqen zyrtare të FASK-ut në Facebook.
“E-Sport F4 tek ne është disiplinë e re, por duke marrë parasysh rezultatet që i kam arritur në garat në kuadër të kampionatit vendor, shpresoj që edhe në Valencia të kem rezultat të mirë.
Sigurisht, unë do ta jap maksimumin tim dhe pavarësisht faktit që konkurrenca është shumë e fortë, jam optimistpër paraqitje të mirë”, ka shtuar Barani.
Në E-Sport, në disiplinën GT, Kosovën do ta përfaqësojë Drilon Ahmetaj.