FIA Motor Sport Games prezanton ekipin e Kosovës

Formula 1

FIA Motor Sport Games prezanton ekipin e Kosovës

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 14:36
Pamje, foto Shpend Ahmeti

Prej 23-27 tetor, Kosova do të jetë pjesëmarrëse në FIA Motor Sport Games “Valencia 2024”.

Të hënën, faqja zyrtare e këtyre lojërave e ka prezantuar ekipin e Kosovës.

“Pas vitit 2022 kur mori pjesë në tri disiplina, Kosova kthehet në FIA Motor Sport Games me pjesëmarrje në pesë disiplina”, thuhet në njoftimin zyrtar të “Valencia 2024”.

Më tej publikohet ekipi, i cili përbëhet nga Genc Macula e Dashurie Sefa në auto sllallom me vetura elektrike, Rion Tytynxhiu e Rubina Krasniqi në karting sllallom, Dion Kajtazi në drift, Baran Karabeg në Esports F4 dhe Drilon Ahmetaj në Esports GT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat