E diela në Prizren, një ditë që nuk duhet humbur

Formula 1

E diela në Prizren, një ditë që nuk duhet humbur

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Kampionati i sivjetmë i Kosovës në automobilizëm përfundon këtë të diel me garën në disiplinën auto sllallom, e cila mbahet në Prizren.

Është kjo gara e katërt në këtë disiplinë (këtë herë e vlefshme edhe për FIA CEZ) dhe bazuar në tri të parat, që u mbajtën në Ferizaj (një) dhe Sllatinë (dy), pritet që interesimi për pjesëmarrje të jetë i kënaqshëm, ashtu sikur edhe shikueshmëria.

Gjithsesi në disa klasa do të ketë edhe rivalitet të madh, duke marrë parasysh se përcaktohet renditja përfundimtare.

Gara mbahet të dielën në Tranzitin e Ri, te Fabrika “LIRI”

Përveç pjesës garuese nuk do të mungojë as spektakli që do të ofrojnë Liridon Kalenderi me Mitsubishi Evo 9 "Monster" dhe Përparim Dushi me Opel Astra TCR.

Pra, për dashamirët e automobilizmit, e diela në Prizren është një ditë që nuk duhet humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat