Verstappen fiton Sprintin në Austin, përpara Sainz dhe Norris

Formula 1

Verstappen fiton Sprintin në Austin, përpara Sainz dhe Norris

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 07:03
Max Verstappen

Max Verstappen kthehet te fitoret në garën Sprint në “United States Grand Prix”, të cilin e dominoi që nga starti në pole position duke marrë dy pikë ndaj rivalit për titull Lando Norris që humbi vendin e dytë në favor të Carlos Sainz në xhiron e fundit.

Pas startit të rregullt të Verstappen nga vendi i 1’rë edhe Norris impresionoi duke lënë pas dy makinat Ferrari dhe britanikun George Russell për vendin e dytë.

Nga ky moment Red Bull ishte i paarritshëm, duke fituar për të katërtën herë evntin Sprint këtë sezon.

Norris u duk i pashqetësuar deri në xhirot e fundit kur Sainz e sulmoi për vendin e dytë.

Spanjolli zhvilloi një garë në sulm duke kaluar fillimisht Charles Leclerc dhe më pas Norris për vendin e 2’të në podium.

Piloti monegask u rendit i katërti duke lënë pas Russell dhe Hamilton. Binomi i Haas, Kevin Magnussen dhe Nico Hulkenberg kompletuan zonën e pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat