Pas suksesit që e arritën Rubina Krasniqi e Rion Tytynxhiu, duke u kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira në karting sllallom (garat i vazhdojnë të shtunën),nga garuesit e Kosovës në FIA Motorsport Games të enjten adrenalinën e përjetuan edhe Drilon Ahmetaj në E-Sport GT dhe Baran Karabeg në E-Sport Formula 4.
Të dy u paraqitën në ushtrimet përkatëse, ndërsa garat zyrtare i kanë të premten.
Në mesin e 20 garuesve Driloni u rendit i nënti, ndërsa koha e Baranit dhe disa garuesve tjerë nuk u regjistrua për shkak të problemeve teknike.
Barani të premten do të startojë nga pozita e fundit, por gjithsesi dy garuesit tanë janë optimistë për rezultate të mira.