Refuzohet apeli i Meklarenit!
Skuadra e MekLarenit nuk arriti të anulonte ndalimin e Lando Norris në Çmimin e Madh të SHBA-së pasi apelimi i tyre u refuzua.
Gjyqtarët mbajtën një video-konferencë me përfaqësuesit e MekLarenit, Red Bull-it dhe FIA-s, pas së cilës ata refuzuan apelin e Norris për të anuluar penalltinë prej pesë sekondash.
Synimi i MekLarenit ishte të përmbyste penalltinë prej pesë sekondash, e cila do ta kishte parë Norris të përfundonte përpara Maks Verstapenit dhe të mbyllte diferencën në kampionat.